Pas shpërndarjes me gaz lotsjellës, policia shoqëron disa protestues të tjerë! Mes tyre edhe Altin Goxhaj

Rritet numri i personave të shoqëruar apo ndaluar nga Policia e Shtetit për protestën para Parlamentit ditën e sotme.

Ka shkuar mbi nëntë numri i tyre, teksa më i fundit, siç shihet edhe në foto, është aktivisti Altin Goxhaj.

Ai u pa teksa mbahej nga disa efektivë prej krahësh i prangosur, menjëherë pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu. Goxhaj mbante në fytyrë edhe syze të mëdha mbrojtëse ndaj sprajit për të mbrojtur sytë.

Numri i të shoqëruarve mësohet se është më i lartë.

Nga ana tjetër Policia nuk kurseu sprajin me piper, gazin lotsjellës dhe topat e ujit në drejtim të tyre, teksa protestuesit krijuan barrikada me gardh metalik apo kazanë mbeturinash.

 

 

The post Pas shpërndarjes me gaz lotsjellës, policia shoqëron disa protestues të tjerë! Mes tyre edhe Altin Goxhaj appeared first on GIJOTINA.