‘Erion Braçe bib*lushi, la la la la, protestuesit nisen drejt hyrjes së parlamentit kur shfaqet deputeti i PS

Protestuesit kanë shpërthyer ndaj deputetit të PS, Erion Braçe, teksa ky i fundit po i drejtohej ambienteve të Kuvendit, që po zhvillohet këtë të enjte, 2 korrik.

Me thirrjet: ‘Erion Braçe bib*lushi, la la la la’, protestuesit janë nisur drejt hyrjes së parlamentit, në momentin kur shfaqet deputeti i PS.

Në seancën e 30 qershorit, ligjvënësi socialist u tremb nga protestuesit ku kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Ndërkohë vijojnë edhe tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.

Protestuesit kanë hedhur vezë me herët në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”.

The post ‘Erion Braçe bib*lushi, la la la la, protestuesit nisen drejt hyrjes së parlamentit kur shfaqet deputeti i PS appeared first on GIJOTINA.