Dita e 32-të e tubimit të Tiranë, Studentët: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku disa prej tyre do të mbajnë fjalën e tyre.

Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Në podiumin para Kryeministrisë, disa prej qytetarëve u ndalën te protesta e një ditë më parë para Kuvendit, duke thënë se policia tejkaloi kompetencat dhe u përdor nga partitë politike.

Tensionet e protestës u treguan haptazi edhe në protëstën e organizuar përballë Parlamentit ku veç të tjerave, në makinat e deputetëve u vendosën stikera në formë gjobash.

Studentët shprehense nuk kërkojnë dialog me Kryeministrin e vendit por kërkojnë largimin e tij nga qeverisja e vendit.

“Stikerat janë organizuar nga një grup i vogël studentësh, nuk jemi financuar nga asnjë organizatë. I vendosëm te makinat për emigrantët që u gjobitën ndërkohë deputetët parkojnë në rrugë dhe nkuk gjobiten. Jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara, s’ka dialog si në 2018. Kjo zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama.

Shqipëria e re është një Shqipëri pa korrupsion, ku je i lirë të flasësh, të jesh i lirë të ndërmarrësh rreziqe, të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, gjyqësori të jetë me ne.”, u shprehën studentët.

gijotina.com/

The post Dita e 32-të e tubimit të Tiranë, Studentët: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë appeared first on GIJOTINA.