Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan pranë banesës

Gazetari Ilir Demaliaj është dhunuar barbarisht nga dy persona

Gazetari Ilir Demaliaj është dhunuar barbarisht nga një person pranë banesës së tij.

Sipas buirimeve mga mediat Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar. Ai deklaron se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.

së tij.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat në të cilat ndodhi sulmi, ndërsa mbeten të paqarta edhe shkaqet që çuan në dhunimin e gazetarit.

Analisti sqaroi se është dhunuar sapo doli nga shtëpia nga dy persona të cilët e goditën me grushte.

“Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë.

Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten.

Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ashtu, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta”, u shpreh Demaliaj.

 

The post Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan pranë banesës appeared first on GIJOTINA.