Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pas një aksidenti rrugor në aksin Lin–Pogradec.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

“Në aksin rrugor “Lin–Pogradec”, shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe  shkakut të aksidentit.

Ndërkohë nje aksident i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti po ashtu ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësorë.

gijotina.com/

The post Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 32-vjeçari appeared first on GIJOTINA.