Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të besuarit e Ancelottit, por në minutën e 29’, ata u shtangën nga një goditje nga jashtë zone e Sanos.

Në pjesën e dytë, “Seleçaot” u futën në fushë me një fytyrë tjetër. Ishte Casemiro në minutën e 56’ që barazoi takimin.

Atëherë kur u mendonte se çdo gjë do të shkonte në shtesë, ishte Martinelli që nuk gaboi përpara Suzukit, duke përmbysur shifrat.

Me këtë fitore, Brazili avancon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të presë fituesin e sfidës Bregu i Fildishtë-Norvegji.

Nga ana tjetër, Japonia largohet sërish nga ky Botëror pa fituar asnjë ndeshje në fazën me eliminim direkt.

BRAZIL 2-1 JAPONI

Casemiro 56′, Martinelli 90+6′ / Sano 29′

90+6′ Goool Brazili 2-1/ Martinelli merr një top në zonë dhe me të djathtën tund rrjetën. (Video)

56′ Goool Brazili 1-1/ Ryan hedh një krosim në zonë dhe Casemiro godet me kokë duke ndëshkuar Suzukin. (Video)

29′ Goool Japonia 0-1/ Sano vapron bukur dhe me një gjuajtje jashtë zone ndëshkon Alisson. (Video)

gijotina.com/

The post Nga ferri në parajsë, Brazili mund Japoninë në frymën e fundit dhe kualifikohet në 1/8-at appeared first on GIJOTINA.