Një grup efektivësh policie kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revoltës qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.
Pasi u larguan me forcë protestuesit, është bërë edhe sekuestrimi i stolave metalikë që përdoreshin nga ana e protestuesve në mbrëmje, si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, ku qytetarët shprehnin pakënaqësitë e tyre. Në zonë janë lënë vetëm pesë stola.
Më pas është kryer mbledhja e këpucëve të lënë në shkallët e Kryeministrisë, si simbol i largimit të të rinjve jashtë vendit, në mungesë të shpresës për një jetë më të mirë në vendin e tyre.
Kjo ka shkaktuar reagim nga ana e qytetarëve, ku në një moment ka pasur “përplasje” mes një protestuesje dhe efektivëve, të cilët ishin bërë gardh para godinës.
The post Policia përplaset me protestuesit, sekuestrohen stolat që përdoreshin si kordon te podiumi appeared first on GIJOTINA.