Skandal/ Rasti i dytë brenda pak javësh, helmohen përsëri nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

Rreth 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi.

Sipas raportimeve në media, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kursantët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke.

Disa prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër. Edhe më 7 maj u helmuan 56 kursantë të akademisë së Sigurisë pas konsumimit të drekës.

Kompania e cila siguronte ushqimin për studentët është “SORI-AL”, e çiftit Nikolin Jaka dhe Alma Tafani.

Kompania pas rastit të parë të helmimit u bllokua, por pak ditë më vonë AKU zhbllokoi aktivitetin me argumentin se analizat dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.

Ndërkohë, nga viti 2019 deri sot, kjo dyshe ka përfituar tre kontrata rresht, pa garë, pa konkurrencë, me një rritje prej 70 për qind të tarifës mujore.

The post Skandal/ Rasti i dytë brenda pak javësh, helmohen përsëri nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë appeared first on GIJOTINA.