Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

Një parcelë me kanabis është zbuluar në Vaun e Dejës, ku u gjetën të mbjella një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Policia njoftoi se si rezultat i operacionit të koduar “Monitorimi”, u arrestuan dy persona, motër e vëlla, të dyshuar si autorë të kultivimit.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ranë shtetasit P. P., 33 vjeç, dhe A. P., 43 vjeçe, banues në fshatin Kroni i Madh.

Gjatë kontrollit në terren, bimët e dyshuara u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale.

Në kuadër të hetimeve, u proceduan në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kroni i Madh, D. D., 51 vjeç, dhe vrojtuesi i pyjeve, N. G., 56 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

The post Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla appeared first on GIJOTINA.