Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. Ish-Presidenti: I di vetë ajo veprimet e saj. Ish-bashkëshortja: Mos u merr me llafe grash, vjen këtu me thashethemet e Dumanit

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së.

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar. Seanca po ndiqet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.