Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Divjakë.

Një 22-vjeçar që po lëvizte me motoçikletë ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Viktima është identifikuar si Ike Dervishi, rreth 71-vjeç, e cila ka humbur jetën në vend nga përplasja.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin Leandro Xhillari 22 vjeç.

The post Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri) appeared first on GIJOTINA.