Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet.
Dyshohet se 44-vjeçari Sokol Kuçi furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë.
Policia bën të ditur se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 680 gramë lëndë narkotike kokainë.
Ky aksion është vijim i operacionit të koduar ‘Zonat’, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, ku janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.
The post Furnizonte me kokainë zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit (Emri) appeared first on GIJOTINA.