Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

Kënga e njohur e Flori Mumajesit, me vargjet “Skena me u pa mo bashkë” është dëgjuar në një nga festat e fundvitit të organizuara më herët nga Belinda Balluku, në kohën kur ajo mbante postin e ministres dhe zv.kryeministres.

Pamjet nga kjo festë janë rikthyer në vëmendje pasi janë publikuar në rrjetet sociale nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i ka shoqëruar me komentin ironik “O festë të madhe ka Lubia!”, duke i përdorur si mesazh politik ndaj zhvillimeve brenda mazhorancës.

The post Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë… appeared first on GIJOTINA.