Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka bërë deklarata të forta gjatë një telefonate me emisionin “L’Aria che tira” në televizionin La7, ku ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe për çështje të ndryshme ndërkombëtare.
“Ndoshta është e lumtur që kam folur me të, por nuk isha i detyruar”, tha Trump. Ai tha gjithashtu se ajo i kishte kërkuar të bënin një foto së bashku, duke shtuar me ironi se e kishte pranuar nga keqardhja.
Në intervistën e zhvilluar me gazetaren Daniele Compatangelo, ai u pyet edhe për luftën në Ukrainë dhe perspektivën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje dhe se qëndrimi i SHBA-së është për “paqe”.
Gjatë bisedës, Trump u ndal sërish te marrëdhënia me Melonin, duke kujtuar takimin e tyre në samitin e G7 dhe duke ironizuar mbi ndërveprimin mes tyre, ndërsa në një moment komentoi se Italia “e kishte braktisur” në disa çështje ndërkombëtare.
Ai gjithashtu kritikoi politikat e Bashkimit Evropian për energjinë dhe migracionin, duke i cilësuar ato si të dështuara dhe duke paralajmëruar se, nëse nuk zgjidhen, mund të kenë pasoja serioze për të ardhmen e Evropës.
The post Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq appeared first on GIJOTINA.