Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se kjo gjë nervozoi kryeministrin Rama dhe shkarkoi Artan Lamen pse publikoi hartën e tokave në Vuno.

Sipasi tij, ASHK-ja e ka bllokuar tokën sepse nuk ka shitës.

Berisha: Nga dokumentet rezulton se prona ishte bllokuar nga ASHK për mungesë dokumentacioni si raporti i vlerësimit dhe kontratat e shitjes. Dhe për tre vite nga blerja, rezulton e tillë. Për t’ua thjeshtuar pak që në fillim, se nuk mund ta imagjinoni. Toka nuk ka shitës. Nuk ka. Unë e kuptoj se si ka mundësi, në republikën e kolonel Buendias të Gabriel Markez funksionon vetëm fantazia. Toka nuk ka shitës pra. Ky është narko-shteti i Edi Ramës. Por Isa Aliu është kujtuar të çojë një kërkesë në ASHK për heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024. Pra, ASHK e ka bllokuar sepse nuk ka shitës dhe këtë Isa Aliu alias Isa Rama e kërkon heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.

Ndërkohë, i ndjeri Artan Lame u shkarkua në mars të vitit 2023 vetëm pesë ditë pasi publikoi në Klan News hartën e tokave të Vunoit. Kjo tërboi kreun e Meduzës, pronarin fiktiv falso Edi Rama. Dhe e shkarkoi. Pse? Se publikoi hartën. Armand, tani kërkoj pak ndihmën tënde që t’ua shpjegosh hartën.

Berisha: Armand, tani të kërkoj pak ndihmën tënde t’ia shpjegosh.

Armand Maho: Këtu është harta e Vunoit. Ne e kemi bërë publike që në vitin e kaluar në mars.

Maho: Toka që pretendohet ndodhet këtu. Hoteli Zigzag.

 Berisha: Po, hoteli Zigzag është aty.

Maho: Ngjitur me këtë, po ta vini re mirë, është prona 3/613. Ndërkohë blloku i pronave ku do të ngrihet hoteli është 3/614, 3/615 dhe 3/616. Pra janë tre blloqe pronash që bëjnë 15 mijë metra katrorë, që i përkasin, jo këtyre numrave që janë deklaruar në certifikatë pronësie, po këtij numrit këtu, 3/552, e cila, sipas tyre është lënë tokë publike.

Berisha: Pa pronar!

Maho: Pra, informacionet tona është që Rama e ka tokën këtu. Vetë domethënë ka folur për majën e Kolekës. Ja ku është gryka. Ktheje dhe një herë te harta.

Berisha: Koleka që skanë asnjë lidhje me Kolekën e tij.

Maho: Ja ku është gryka dhe maja e Kolekëve është këtu. Pra është në të njëjtën, në të njëjtën zonë, në të njëjtën parcelë, me të cilën ata kanë përfituar tokën. Dhe thotë domethënë vendimi thotë, bishti i Vishës së Vogël. Bishti i Vishës së Vogël i bie këtu. Po deri këtu, nga ky këtu, deri këtu e kap bashkia Himarë. Pastaj këtej vazhdon njësia administrative Vuno.

 

The post Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën appeared first on GIJOTINA.