Protestuesit nisen drejt Kuvendit, thirrje deputetëve të PS: Dorëzoni mandatet

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë ka ndryshuar itinerari i marshimit.

Protestuesit po marshojnë tek Kuvendi, aty ku ndodhen deputetët e PS-së dhe kryeministri Rama.

“Dorezoni mandatet, dotezoni mandatet. Parlamenti i turpit”, ishin thirrjet e protestuesve.

Protestusit pritet që më pas do të vendosen drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të mbahen fjalimet. Marshimi i cili nisi nga sheshi ‘Skënderbej’, kaloi edhe pranë Fan Zone duke i brohoritur qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Sot, ashtu siç edhe u lajmëruar, nisja e grumbullimit u shty për në orën 19:00 nga ora 18:00 që ka qenë ditët e kaluara.

gijotina.com/

The post Protestuesit nisen drejt Kuvendit, thirrje deputetëve të PS: Dorëzoni mandatet appeared first on GIJOTINA.