Pasi iku nga PS i kërcënojnë familjen? Marjana Koçeku: Ky mesazh shkon për Bajrat e Shkodrës, nëse preket një fije floku..

Vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbulon se është kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.

Në një postim në Facebook, Koçeku bën të ditur se grupi Bajri në Shkodër ka kërcënuar familjen e saj pasi ajo doli kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- thekson Koçeku.

E pagëzuar si Neomalësorja, deputetja 25-vjeçare e promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama, vendosi të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialsite.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkroi Koçeku.

Marjana Koçeku ka vetëm 9 muaj në parlament teksa vendosi të distancohet nga mazhoranca socialiste, ndonëse në zgjedhjet e 11 majti 2025, kryesoi listën e mbyllur në Qarkun e Shkodrës.

The post Pasi iku nga PS i kërcënojnë familjen? Marjana Koçeku: Ky mesazh shkon për Bajrat e Shkodrës, nëse preket një fije floku.. appeared first on GIJOTINA.