Merz surprizon Trump në G7, i dhuron fanellë të Gjermanisë me numrin 47 për 80-vjetorin

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka surprizuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë samitit të G7, duke i dhuruar një fanellë futbolli të Gjermanisë me emrin e tij dhe numrin 47.

Dhurata simbolike u bë para fillimit zyrtar të takimit, kur Merz iu drejtua vendit të tij dhe më pas iu afrua presidentit amerikan për t’ia dorëzuar fanellën. Ai e ngriti atë lart për ta bërë të dukshëm emrin dhe numrin presidencial.

Trump e pranoi dhuratën dhe u pa teksa e falënderonte kancelarin gjerman, ndërsa më pas e vendosi fanellën mbi tavolinë, pranë sendeve të tij personale.

Presidenti amerikan mbushi 80 vjeç të dielën e kaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara pritet të jenë mikpritëse të Kampionatit Botëror të Futbollit këtë vit.

Happy belated 80th birthday, @POTUS. After all, we’re on the same team. pic.twitter.com/rDmhnAqNM3

— Bundeskanzler Friedrich Merz (@bundeskanzler) June 16, 2026

The post Merz surprizon Trump në G7, i dhuron fanellë të Gjermanisë me numrin 47 për 80-vjetorin appeared first on GIJOTINA.