Me kokën drejt kryqit, Marjana Koçeku reagon me një lutje…

Pas ikonës së flamingos të postuar disa orë më parë, Marjana Koçeku ka ndarë një tjetër reagim në rrjetet sociale. Ajo ndodhet brenda një kishe, me kokën drejtuar nga tavani i saj ku shihet një kryq.

“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurt. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë, dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohena drejt rrugëve t’humbuna”, shkruan Koçeku.

Një ditë më parë, deputetja njoftoi largimin nga grupi i PS duke thënë se tashmë është e pavarur. Ndërkohë, në kampin e socialistëve ka pasur reagime për këtë veprim pasi janë shprehur se duhet ta dorëzojë mandatin pasi e siguroi vetëm falë mbështetjes së PS dhe listës së mbyllur.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mësohet të ketë deklaruar se nuk ka pasur dijeni për vendimin e saj, e madje se ka dështuar në përpjekjet për ta kontaktuar. Për këtë arsye, deri sa të komunikohet me të, për të mësuar motivet e largimit, ai ka kërkuar që të shmangen komentet publike.

gijotina.com/

The post Me kokën drejt kryqit, Marjana Koçeku reagon me një lutje… appeared first on GIJOTINA.