Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil

Është vetë-dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i Policisë, Irakli Koçiaj.

Koçiaj, ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër-arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”.

Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish-efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë.Dy prej tyre, përfshirë Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”. 4 punonjësit e IMT Sarandë ende në kërkim.

gijotina.com/

The post Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil appeared first on GIJOTINA.