Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar jo më shumë se 188 lekë për litër.

Ndërsa për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur jo më shumë se 171 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku mund të rishikohen çmimet në varësi të zhvillimeve në treg.

The post Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina appeared first on GIJOTINA.