FOTOLAJM/ Kryeministri Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Teksa në Parkun Apolonia në Fier po zhvillohej aktiviteti për 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, kryeministri Edi Rama është kapur ‘mat’ duke i shpjeguar diçka në celular një fëmije.

Ende nuk dihet se çfarë kryeministri po i tregonte djalit të vogël, por duket se i mituri ka tërhequr vëmendjen e Ramës, për t’u shkëputur pak nga rutina politike.