PD e përfshirë në tubim, por protestuesit nuk ndryshojnë qëndrim ndaj Berishës

Ka nisur në orë 18:00 marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në ditën e nëntë të tubimit.

E ndërsa PD ka ndryshuar qëndrim në lidhje me investimin në Zvërnec, ku më parë u shprehën pro e tani kanë dalë në krah të protestuesve, këta të fundit nuk lëkunden.

Protestuesit kanë vijuar me thirrjet: Edhe Sala ka mbaru, ka mbaru.

Një nga pankarta udhëheqëse të marshimit nga një grup studentësh është: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, ndërsa qytetarët po shpërndajnë edhe pankarta ku shkruhet: “Jep dorëheqjen.”

gijotina.com/

The post PD e përfshirë në tubim, por protestuesit nuk ndryshojnë qëndrim ndaj Berishës appeared first on GIJOTINA.