‘E veshën me fund e taka’, Rama poston Videon duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

Në një kohë kur kryeministri Rama u bë viral për shkak të sulmeve që i bëri influencerave dhe bloggerëve, të cilët kanë dalë në mbështetje të protestës për dorëheqjen e tij, së fundmi kreu i qeverisë ka publikuar një video të realizuar me AI.

Në video Rama shfaqet i veshur me minifund dhe taka. Vetë kryeministri e ka ndarë këtë video në Instagram ndërsa me batuta shkruan “Hallall kush e ka bërë”.

“Na falni për vonesën, po po numëroja sa ishim dje. Çudi si nuk me dolën 2000. Siç tha një miku im:” Kce tash fckng btch”. Hahahahahhahahahahahahahhahahahahahahhahahahahahahahahahha”, shkruan Rama.

Por komentet ndaj tij kanë qenë të shumta, duke hedhur akuza, ndërsa i bëjnë thirrje që të dorëhiqet.

“Djali është i sëmurë?”- ngrihet një pyetje ironike nga një ndjekës.

Ndërsa një tjetër teksa i kërkon largimin, shkruan se “Belinda Balluku nuk la apartament pa vjedhur”.

Një tjetër komentues i shkruan “bëhu gati për te Lali Eri”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

The post ‘E veshën me fund e taka’, Rama poston Videon duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë appeared first on GIJOTINA.