Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen e Belinda Ballukut.

Më parë në SPAK për të dëshmuar për dosjen e Ballukut është paraqitur edhe Agron Tare, vëllai i Igli Tares.

Belinda Balluku dyshohet nga SPAK për abuzime me tenderat e rrugëve, që nga tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë deri tek lotet e Unazës së Madhe.