Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një gjuhë të ashpër ndaj qytetarëve që protestuan kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke i krahasuar ata me grupime ekstremiste dhe me retorikën e Gjermanisë naziste.

Rama dukshëm i frustruar e cilësoi protestën si një shfaqje nacionalizmi ekstrem, duke e lidhur sloganin “Shqipëria e shqiptarëve” me parulla të përdorura nga regjime dhe lëvizje radikale në Europë.

Rama shkoi edhe më tej duke i krahasuar protestuesit me anëtarët e organizatës ekstremiste greke Golden Dawn (Agimi i Artë).

Reagimi i Ramës:

Mysafirët e paftuar të natës në selinë e Partisë Socialiste.

“Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit.

Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek
Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre. Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste.

The post Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë appeared first on GIJOTINA.