Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës, kanë marshuar përsëri drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku dhe kanë kaluar përpara kryeministrisë. A

ta u drejtuan drejt selisë së Partisë Demokratike duke thërritur në kor “opozitë e shitur” dhe ‘Sali komunisti’.

Protestuesit janë pozicionuar përpara godinës së PD-së, duke vijuar qëndrimin e tyre dhe duke kërkuar ndryshime në skenën politike.

Në zonë është vërejtur prani e forcave të rendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente të rënda.

gijotina.com/