Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit (2 qershor) në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari.
Viktima është identifikuar si Ernis Xhumari, i cili humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident pranë rrethrrotullimit të Plasmasit.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi.
Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
The post Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri) appeared first on GIJOTINA.