“Turizmi industria kryesore”/ Rama: Protestuesit të tregojnë projektin, kanë rënë pre e manipulimeve

“Industria kryesore është turizmi dhe cilësia e turizmit duhet rritur”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Berat.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet se zona e Zvërnecit i është shitur Izraelit, duke i cilësuar ato si teori të rreme që synojnë të krijojnë konfuzion në opinionin publik.