Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Paraprakisht raportohet se e plagosur ka mbetur drejtuesja e autoveturës dhe një fëmijë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore.
Si pasojë e ngjarjes është krijuar edhe trafik në segmentin ku ndodhi përplasja.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje nga hetimet.
The post Aksident në Elbasan! Makina përplaset me kamionin, në gjendje të rëndë drejtuesja dhe një fëmijë appeared first on GIJOTINA.