Parashikimi i motit për sot, 28 Maj 2026

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave gjatë ditës së sotme pritet një mot i qëndrueshëm.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malorë në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e jug.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 19 / 31°C

Në vendet e ulëta: 17 / 32°C

Në zonat malore: 14 / 26°C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa herë pas here pritet të jetë deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 28 Maj 2026 appeared first on GIJOTINA.