Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

Një aksident rrugor është pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh ne segmentin Kukes-Tunel.

Një mjet i tonazhit të rëndë me targa “AB 891KA” ka rrezikuar të bjerë në greminë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime. Kamioni ishte i mbushur me produkte mishi dhe kishte dhoma frigoriferike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gijotina.com/

The post Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë appeared first on GIJOTINA.