“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi një proces transformimi dhe riorganizimi të forcës politike që drejton, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së të zhvilluar pasditen e së mërkurës.

Në fjalën e tij në hapje të mbledhjes, Berisha theksoi se një nga objektivat kryesorë të Partisë Demokratike do të jetë zgjerimi i anëtarësisë dhe afrimi i prurjeve të reja në të gjitha nivelet e organizimit politik.

“Partia Demokratike do të jetë parti e seksionit. Riorganizimi nënkupton anëtarësime të reja dhe zhdukjen e çdo barriere që pengon afrimin e anëtarëve të rinj. Do të hapim dyert në të gjitha nivelet për prurje të reja”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve nënvizoi se procesi i ristrukturimit synon forcimin organizativ të partisë dhe përshtatjen e saj me zhvillimet politike, duke lënë të kuptohet se PD do të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në funksionimin dhe përfaqësimin e saj politik.

gijotina.com/

The post “Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në appeared first on GIJOTINA.