Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”.

Sipas raportimeve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke detyruar evakuimin e banorëve.

Si pasojë e incidentit, një banore ka pësuar asfiksi nga tymi dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

The post Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia appeared first on GIJOTINA.