Referendum për kryetarin në PD, mbyllet edhe procesi i numërimit në disa qytete

Pas mbylljes së procesit të votimit me një orë vonesë ka nisur menjëherë numërimi i votave në degët e PD, ku sot kanë votuar për kreun e demokratëve. Procesi i votëbesimit të kryetarit, nisi në orën 08.00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e PD-së në vend dhe u mbyll në orën 19.00. Shkak për shtyrjen me 1 orë të procesit të votimit, u bë numri i lartë i anëtarëve në disa degë në Tiranë, Vlorë e Fier.

Në degën e PD në Elbasan, Berisha ka marrë 1120 vota nga 1181 në total. 33 votues janë shprehur kundër, 12 kanë abstenuar ndërsa 16 janë të pavlefshme. Në Korçë, kandidatura e tij është mbështetur nga 392 anëtarë, ndërsa 18 vota kanë qenë kundër.

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec, sipas rezultatit zyrtar janë 295 vota pro dhe 19 kundër. Në degën e Kolonjës, Berisha ka marrë 213 vota pro, ndërsa janë regjistruar 4 abstenime.

Sipas rezultateve të numërimit në Lushnje, 550 anëtarë kanë votuar pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 26 vota kanë qenë kundër.

Ndërkohë vijon numërimi në disa degë të kryeqytetit.

The post Referendum për kryetarin në PD, mbyllet edhe procesi i numërimit në disa qytete appeared first on Lapsi.al.