Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti rrugor në Peloponez. Viktima është 55-vjeçari Fatmir Dyrmishi. Sipas autoriteteve greke, viktima po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit, kur u përplas rëndë nga një kamion në rrethana ende të paqarta. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën për shkak të plagëve të rënda.
Policia lokale ka shoqëruar drejtuesin e kamionit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se viktima jetonte vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij banon në Shqipëri.
The post Humb jetën 55-vjeçari shqiptar pasi u përplas nga kamioni appeared first on Lapsi.al.