Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë

Një aksident tragjik me katër viktima është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportojnë mediat vendase.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip BMW është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina është përfshirë nga flakët, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda humbën jetën të djegur.

Autoritetet ende nuk kanë bërë publik identitetin e viktimave, ndërsa në vendngjarje po vijojnë hetimet nga ekipet e mjekësisë ligjore dhe prokuroria.

Burime nga mediat në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se dyshohet që automjeti të drejtohej nga një grua, bazuar në të dhënat e konstatuara deri tani në terren.

The post Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë appeared first on GIJOTINA.