Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës brenda një kantieri në pronësi të Blerti Mehillajt.

Mësohet se, dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Burimet sinjalizojnë se një person ende i paidentifikuar ka spërkatur betonieret me benzinë dhe u ka vënë flakën.

Ndëkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe për të identifikuar autorin.