Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të enjte në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit, si edhe për identifikimin e viktimës.