Xabi Alonso, lista e të padëshiruarve te Chelsea ka 9 emra: Garnacho drejt largimit

Siç dihet, Xabi Alonso do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea: dy javë nga fundi i kampionatit, me Blutë (që duhet të luajnë ende dy ndeshje) aktualisht në vendin e dhjetë në renditje, por ende në garë për një vend në Europë (por jo për Champions League), klubi londinez ka zgjedhur të rinisë nga tekniku spanjoll, që vjen pas eksperiencës së pafat në stolin e Real Madrid.

Chelsea, revolucion merkatoje me teknikun Xabi Alonso

Me ardhjen e spanjollit Xabi Alonso në stol mund të regjistrohet një revolucion i vërtetë te Chelsea, në aspektin e merkatos. Sipas asaj që raporton Daily Mail, tekniku spanjoll ka treguar tashmë gjashtë profile në dalje për sezonin e ardhshëm. Mes tyre do të ishin Filip Jorgensen, Pedro Neto, Tosin Adarabioyo, Liam Delap, Chalobah,Malo Gusto, Fofana, Gittens dhe Alejandro Garnacho.

The post Xabi Alonso, lista e të padëshiruarve te Chelsea ka 9 emra: Garnacho drejt largimit appeared first on Lapsi.al.