Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek –

Një kontroll i befasishëm, në kuadër të rritjes së masave të sigurisë, është ushtruar në Burgun e Vlorës.

Burime zyrtare bënë me dije se është goditur edhe një rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Vlorë. Konfirmimin e bëri edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi.

Operacioni u krye nën drejtimin e drejtorit, Edmond Leka, shefit të policisë dhe grupit të Sigurisë është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara”, thuhet në njoftimin zyrtar.