Kontroll në burgun e Vlorës, gjendet një iPhone brenda në dyshek

Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në burgun e Vlorës, ku është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

The post Kontroll në burgun e Vlorës, gjendet një iPhone brenda në dyshek appeared first on Lapsi.al.