Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma

Një person ka mbetur i plagosur nga forcat operacionale sot në Mamurras.

Forcat e policisë kanë qenë në një operacion për kapjen e një personi në kërkim, dhe ky i fundit ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar drejt policisë.

Për ta neutralizuar, policia është kundërpërgjigjur duke e lënë të plagosur.

I plagosuri është transportuar për në Spitalin e Traumës.

gijotina.com/

The post Shkëmbim zjarri me Operacionalen në Mamurras, i kërkuari plagoset gjatë ndjekjes! Dërgohet te Trauma appeared first on 27.