Ish-drejtori i Ballukut, Agron Tare kërcënon gazetarin në dalje të SPAK

Agron Tare një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belinda Ballukut, vëllai i futbollistit të njohur Igli Tare është paraqitur sot në SPAK. Tare ka qëndruar për pak kohë në institucionin e akuzës nga ku më pas është larguar teksa në dorë mbante një shkresë.

Por përballja me gazetarët para Prokurorisë së Posaçme duket se nuk i ka pëlqyer ish-Drejtorit të Portit të Durrësit i cili është parë t’u hakërrehet gazetarëve.

Syri TV raporton se teksa dilte nga dyert e SPAK, Tare nuk ka kursyer ofendimet as adresimet me tone kërcënuese ndaj gazetarit Gjinaj, i cili ishte duke kryer detyrën e tij si gazetar për informimin e opinionit publik. Tare ka kërkuar të mos e filmojnë me pretendimin se nuk është personazh publik.

Agron Tare, që më herët ka mbajtur postin e ambasadorit në Turqi dhe Drejtor i Portit të Durrësit me Belinda Ballukun nuk ka pranuar të sqarojë se në çfarë pozitash u paraqit në SPAK, por prej kohësh emri i tij dhe familjarëve të tij janë lakuar në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun. Bëhet fjalë për vila e pasuri të emër të Agron Tares e familjarëve të tij që dyshohen të vendosura në bashkëpunim me ish-zv. kryeministren.

The post Ish-drejtori i Ballukut, Agron Tare kërcënon gazetarin në dalje të SPAK appeared first on Lapsi.al.