PAMJET/ Digjen 3 makina në rrugën “Çamëria” në Tiranë, dyshohet se është e qëllimshme

3 makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë gjatë natës së kaluar.

Sipas informacioneve të deritanishme nga policia dyshohet se është djegie e qëllimshme.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të së dielës. Policia është duke verifikuar kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /LAPSI.al

The post PAMJET/ Digjen 3 makina në rrugën “Çamëria” në Tiranë, dyshohet se është e qëllimshme appeared first on Lapsi.al.