Ndodh sërish në Durrës/ 44-vjeçari i dehur përplas makinën e policisë

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur në timon. Rezart Abazaj u përplas ditën e djeshme me patrullën e policisë ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi me 1.4 mg/l.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pak kohë më parë humbën jetën dy vogëlushë, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi.

Pamjet nga përplasja e Abazajt me patrullën e efektivëve janë publikuar, pasi këta të fundit i ishin vënë në ndjekje për ta ndaluar, pas sinjalizimeve që kishin marrë se një mjet lëvizte në zonë me shpejtësi të lartë e bënte manovra të rrezikshme. Abazaj rezulton përsëritës për ngjarje të tilla.

The post Ndodh sërish në Durrës/ 44-vjeçari i dehur përplas makinën e policisë appeared first on Lapsi.al.