Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Shqipëria do të përfaqësohet në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026 me këngën Nan, interpretuar nga Alis. Në garën për trofeun e këtij viti marrin pjesë 25 shtete, ndërsa nata finale do të hapet nga Danimarka. Artistja shqiptare do të ngjitet në skenë e pesta në renditjen e performancave, ndërsa Austria, vendi mikpritës i edicionit 2026, do të mbyllë spektaklin me performancën e saj të fundit në skenën e Wiener Stadthalle. Pas performancës së fuqishme në gjysmëfinalen e dytë, “Nan” u kthye në një nga këngët më të komentuara dhe më të klikuara të mbrëmjes, duke rritur pritshmëritë për rezultatin e Shqipërisë në finale.

Organizatorët kanë bërë të ditur se sistemi i votimit për finalen do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të mbetet aktiv gjatë gjithë performancave, si edhe për 40 minuta pas këngës së fundit. Publiku do të ketë mundësi të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar. Interesi për performancën shqiptare është rritur ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, ku fansat e Eurovision po vlerësojnë interpretimin emocional dhe skenografinë moderne të Alis, duke e konsideruar “Nan” një nga hyrjet më të forta të Shqipërisë në vitet e fundit.

Renditja e shteteve në natën finale:

Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem

Gjermani: Sarah Engels – Fire

Izrael: Noam Bettan – Michelle

Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice

Shqipëri: Alis – Nân

Greqi: Akylas – Ferto

Ukrainë: LELÉKA – Ridnym

Australi: Delta Goodrem – Eclipse

Serbi: LAVINA – Kraj Mene

Maltë: AIDAN – Bella

Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS

Bullgari: DARA – Bangaranga

Kroaci: LELEK – Andromeda

Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei

Francë: Monroe – Regarde!

Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!

Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

Poloni: ALICJA – Pray

Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más

Suedi: FELICIA – My System

Qipro: Antigoni – JALLA

Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì

Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA

Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me

Austri: COSMÓ – Tanzschein