Krijohen probleme në qarkullim në zonën e Plepave në Durrës

Reshjet intensive dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në disa zona të Durrësit këtë të shtunë. Situata më problematike u shënua në zonën e Plepave. Pemët e rrëzuara bllokuan një pjesë të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, rruga u pastrua dhe qarkullimi iu kthye normalitetit. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes

The post Krijohen probleme në qarkullim në zonën e Plepave në Durrës appeared first on Lapsi.al.