“Incidenti” në Kuvend, Hoxha i zë vendin Ramës (PAMJET)

Një “incident” ka ndodhur në seancën e së enjtes në Kuvend. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ishte duke komunikuar me zv.kryeministren Albana Koçiu dhe në një moment është ulur në vendin e kryeministrit Edi Rama.

Ka ndërhyrë menjëherë stafi i Kuvendit duke i kërkuar Hoxhës të largohet nga vendi i kryeministrit. Ministri e ka kuptuar “gabimin” dhe është ngritur menjëherë për të zënë karrigen e tij, i ndjekur nga zv.Kryeministrja. ©LAPSI.al

The post “Incidenti” në Kuvend, Hoxha i zë vendin Ramës (PAMJET) appeared first on Lapsi.al.