Inceneratori i Tiranës, Lefter Koka duhet të kthehet në burg edhe për disa kohë

Apeli i GJKKO ka shpallur vendimin lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Sipas vendimit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, duhet të rikthehet në burg, në kuadër të masave të vendosura ndaj tij në këtë dosje.

Raportohet se Koka koha që duhet të vuajë sërish ish-ministri i Mjedisit nuk është llogaritur ende nga prokurori i çështjes. Koka ka vuajtur disa vite burg për projektet e tjera të inceneratorëve, ndërsa është nga të paktët zyrtarë shtetërorë që iu la mbi supe barra e djegësave, që rezultuan një fiasko e madhe korrupsioni.

The post Inceneratori i Tiranës, Lefter Koka duhet të kthehet në burg edhe për disa kohë appeared first on Lapsi.al.